Izraeli feston sot Ditën e Pavarësisë (Data 5 e muajit lyar 1948 sipas kalendarit hebre ose 14 maj 1948 me kalendarin gregorian), e njohur në gjuhën hebreje si Yom Ha’atzmaut.
Ajo u shpall nga lidershipi hebre që drejtohej asokohe nga David Ben-Gurion që do të bëhej më pas edhe kryeministri i parë i vendit dhe ndodhi vetëm 8 orë para përfundimit të Mandatit Britanik të Palestinës.
Shteti i ri u njoh menjëherë nga SHBA-ja, ish-Bashkimi Sovjetik dhe disa vende, por jo nga fqinjët arabë. Megjithatë para shpalljes së pavarësisë ka një mori ngjarjesh që çojnë më pas te dita në fjalë.
Ngjarjet që paraprinë
Gjatë shekullit të 19-të, diaspora hebreje në botë, por sidomos në Perandorinë Osmane dhe vendet e Europës qendrore, themeluan lëvizjen Zioniste, që u pasua nga shpërngulja e hebrejve nga vendet ku ndodheshin drejt asaj që njihej asokohe si Siria osmane, që ishte nën juridiksionine Perandorisë Osmane, në atë që njihet më pas si Mandatory Palestine, që ishte nën administrimin e Britanisë së Madhe, një entitet që funksionoi nga viti 1920 deri në vitin 1948, kohë kur përfundon edhe Mandati Britanik i Palestinës dhe Izraeli shpall pavarësinë e tij.
Lëvizja Zioniste kishte si kërkesë të sajën themelimin e Shteti Hebre në territorin e emërtuar si Toka e Izraelit. Themeluesi i saj është Teodor Herzl, një gazetar, shkrimtar e aktivist politik që lindi në ish-Perandorinë Austro-Hungareze në Pest, që sot është pjesë e kryeqytetit hungarez, Budapest.
Kjo lëvizje u themelua dhe zhvillua në vendet e Europës qendrore e asaj lindore dhe pati mbështetjen e Britanisë së Madhe në shpënguljen e hebrejve nga e gjithë bota drejt Mandatory Palestine, asokohe nën diktatin e Britanisë së Madhe.
Para shpalljes së pavarësisë nga ana e Izraelit, Kombet e Bashkuara përshtatën një plan për ndarjen e asaj që njihej si Madatory Palestine, duke krijuar një shtet arab dhe një shtet izraelit, si dhe një Jeruzalem ndërkombëtar, që do drejtohej nga Kombet e Bashkuara. Plani u mbështet nga Agjencia Hebreje por u refuzua nga liderët e vendeve arabe.
Kjo çoi në shpalljen e pavarësisë së Izraelit më 14 maj 1948 që u pasua nga lufta Arabo-Izraelite në vitin 1948, që konfirmoi shtetin e ri të Izraelit në pjesën më të madhe të Mandatory Palestine, ndërsa Bregu Perëndimor dhe Gaza, mbetën nën juridiksionin e vendeve fqinje arabe.
Veprimtari që zhvillohen në Ditën e Pavarësisë
Në mbrëmjen para Ditës së Pavarësisë, që njihet si Yom Hazikaron, në malin Herzl mbahet një ceremoni ku përfshihet një fjalim nga ana e kreut të parlamentit. Më pas ka shfaqje artistike dhe dhe ndezja ceremoniale e 12 pishtarëve, nga një për secilin fis të Izraelit.
Ditën e Pavarësisë presidenti i vendit zhvillon një pritje me përfaqësues të Forcave të Armatosura, ndërsa në vend ka një sërë veprimtarish si Konkursi Ndërkombëtar i Biblës, Çmimi Izrael, veprimtari të shumta fetare, festivali i këngës, ndërsa forcat e armatosura hapin për publikun disa nga bazat ushtarake.
*Data e festimit të Ditës së Pavarësisë
Në ditët e sotme Dita e Pavarësisë rrallë festohet në datën 5 të muajit Iyar, dhe në shumicën e viteve zhvendoset përpara ose prapa me një ose dy ditë. Sipas rregullave të kalendarit hebraik të shpjeguar në Ditët e Javës në Kalendarin Hebraik, data 5 e muajit Iyar mund të bjerë të hënën, të mërkurën, të premten ose të shtunën.
Për të shmangur përdhosjen e Shabatit, u vendos në vitin 1951 që nëse 5 i muajit Iyar bie të Premten ose të Shtunën, festimet do të zhvendoseshin deri në të enjten paraardhëse (3 ose 4 i Iyar). Që nga viti 2004, nëse data 5 e Iyar është e hënë, festivali shtyhet për të martën (6 i Iyar). E hëna shmanget në mënyrë që të shmanget shkelja e mundshme e ligjeve të Shabatit duke u përgatitur për Yom Hazikaron (që është një ditë para Ditës së Pavarësisë). Si rezultat, Dita e Pavarësisë bie midis 3 dhe 6 të Iyar, dhe mund të jetë e martë, e mërkurë ose e enjte.
Në vitin 2021, Dita e Pavarësisë do kremtohet më 14-15 prill, në vitin 2022 më 4-5 maj, në vitin 2023 më 25-26 prill dhe në vitin 2024 më 13-14 maj.
/Hashtag.al