Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Skrapar, policia rrethon banesën e 57-vjeçarit


Të shtënat e armëve në vendin tonë në këto dy ditë resht nuk kanë munguar, madje kanë mbizotëruar kronikën.

Këtë herë një ngjarje e orëve të mbrëmjes së 28 prillit është regjistruar në Skrapar. Një shtetas ka qëlluar me armë disa herë në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 shtatori” në katin e parë të një pallati, ndërkohë shtetasi është identifikuar nga policia me inicialet H.H 57-vjeç me  probleme të shëndetit mendor, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Policia ka rrethuar banesën dhe është duke negociuar me të për tu dorëzuar, ndërkohë që ka qëlluar edhe drejt policisë.

Rreth orës 20:40, në Skrapar, në lagjjen”5 Shtatori”, në katin e parë të një pallati, shtetasi H. H., rreth 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe shtetasi H. H., kur i ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar në drejtim të tyre dhe është mbyllur në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë marrë masa sigurie dhe kanë rrethuar pallatin, duke i bërë thirrje që të dorëzohet, por deri në këto momente ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të Policisë.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit dhe një grup i negociatave të Reneas”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *