Një test i ri i antitrupave për të kontrolluar nëse dikush është infektuar me Covid-19, i cili pretendon se është 99 përqind i saktë është certifikuar për përdorim në të gjithë Evropën.
Specialistët e diagnostikimit global të ‘Abbott’, ka thënë se pret të dërgojë miliona teste laboratorike në të gjithë Evropën deri në fund të majit.
Testit diagnostikues të kompanisë i është dhënë një certifikim CE Mark duke treguar se është në përputhje me rregullat e sigurisë së BE dhe tani mund të përdoret në laboratorë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar për të provuar antitrupat e krijuar kur një person është infektuar me Covid-19.
Testi identifikon proteinën IgG që trupi prodhon kur është infektuar nga Covid-19 dhe kjo mund të mbetet në trup për muaj dhe ndoshta vite.
Në testet e kryera u tregua se pajisja zbulonte një ndjeshmëri më të madhe se 99 përqind të anti-trupave, 14 ditë pasi një person zhvilloi simptoma.