Vendosni fjalën kyçe....

USAID marrëveshje me KLGJ-në: Grup avokatësh do punësohen në Gjykatën e Lartë për të ndihmuar me dosjet e prapambetura


Ambasada amerikane në Tiranë nëpërmjet një postimi ka bërë me dije se mes USAID dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor është firmosur një memorandum mirëkuptimi.

Nga marrëveshja një grup avokatësh shqiptarë do punësohen pranë Gjykatës së Lartë për të mbështetur gjyqtarët me dosjet e prapambetura që të veprojnë me efikasitet dhe shpejtësi.

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt. Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur”-thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.

Aktualisht në Gjykatën e Lartë ndodhen mbi 35 mijë dosje të cilat presin për gjykim.

Ndërkohë Gjykata e Lartë aktualisht ka vetëm 3 gjyqtarë të zgjedhur pas Reformës Zgjedhore si edhe Ardian Dvorianit të cilit i ka mbaruar mandatin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *