Vendosni fjalën kyçe....

Vjen në jetë djali i Boris Johnson dhe Carrie Symonds


Vjen në jetë djali i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe partneres së tij, Carrie Symonds.

Lajmin e ka bërë të ditur për publikun një zëdhënës i çiftit i cili tha se nëna dhe fëmija janë në gjendje shumë të mirë.

BBC shkruan se Kryeministri Johnson, i cili sapo është shëruar nga koronavirusi, ishte i pranishëm gjatë lindjes në një spital në Londër.

“Kryeministri dhe Znj.Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS”– shtoi zëdhënësi.

55-vjeçari Johnson, dhe Carrie Symonds, 32-vjeçe, njoftuan në muajin mars se ata po prisnin një fëmijë dhe se ata ishin fejuar në fund të vitit të kaluar.

Johnson dhe Symonds janë çifti i parë i pamartuar që transferohen së bashku në Downing Street. E po ashtu, hera e fundit që një kryeministër në detyrë u bë me fëmijë ishte në vitin 2010, kur David Cameron dhe gruaja e tij, Samantha Cameron, mirëpritën vajzën e tyre Firencen.

Boris Johnson u kthye në punë të hënën, pas një beteje me koronavirusin që e detyroi të kalonte tre net në kujdesin intensiv. Symonds gjithashtu pati simptoma të sëmundjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *