Vendosni fjalën kyçe....

Xhaçka: Gjendja e ushtarëve të infektuar me COVID-19 është e mirë, janë nën kujdesin e mjekëve


Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në emisionin “Real Story” shpjegoi gjendjen e 2 ushtarëve shqiptarë që shërbejnë në misionin e KFOR-it në Kosovë të cilët u diagnostikuan me COVID-19.

Xhaçka tha se gjendja e tyre është e mirë dhe janë nën kujdesin e mjekëve por pa simptoma.

Janë 29 efektivë të FA që shërbejnë atje, 3 janë diagnostifikuar me COVID 19, kanë ardhur në Shqipëri në bazë të protokollit që duhet të ndiqnin. Ata fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore, janë nën kujdesin e bluzave të bardha dhe MSH. Janë asimtomatikë“- tha ministrja. Dhe shtoi se “kemi kontakte me të gjithë ushtarakët tanë kudo në botë, nuk kemi asnjë rast tjetër fatmirësisht. Janë marrë masa për të pasur situatën nën kontroll”,- shtoi ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *