Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan tregoi faturën në rast se do ishin mbyllur fasoneritë për të shmangur burimin e infektimeve.
Basha tha se do mjaftonin 15 milionë euro që të paguheshin punonjësit e fasonerive për të shmangur vatrat e infektimit ashtu siç ndodhi në Krujë dhe Kurbin.
“U merr 12 milionë euro në muaj fasonëve dhe tani që kanë nevojë? 15 milionë euro ishte fatura. Do të shmangte edhe burimin e infektimeve edhe zinxhirin. Pandemia njësoj si tërmeti treguan atë që dinim prej kohësh, kemi qeveri të paaftë dhe që vendos interesat e oligarkëve përballë atyre të shqiptarëve.
Vetëm pagesa e inceneratorëve këtë vit do të mjaftonte që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë. Tender për ushqim qensh kishin bërë. Kush i hëngri paratë e ushqimit të qenve? Qeveritarët.
Pse e vonoi gjendjen e jashtëzakonshme? Kjo vërtet i i jep lirinë për kufizime ndaj qytetarëve, por edhe detyrimin për t’i dëmshpërblyer për këto kufizime. Kjo është e vetmja qeveri që i përdor masat për të bërë lojëra me shqiptarët”-tha Basha.