Duket se në Itali tensioni i shifrave nga koronavirusi dita ditës po shënon rënie.
Kështu edhe në 24 orët e fundit nga të dhënat e azhurnuara nga autoritet italiane janë shënuar 285 viktima nga 325 që ishte ditën e djeshme. Në total numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e SARS-COV2 është 27 967.
Ndërsa numri i të infektuarve me virusin e ri korona, në 24 orët e fundit nga testimet e kryera u evidentuan 1872 raste të reja. Numri total i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë në Itali ka shkuar në 205 463.
Numri i personave që kanë fituar betejën me COVID-19 në orët e fundit është 4693 persona.