Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti shqiptar del blof, jep dorëheqjen pasi dha doreheqjen


Deputeti i dalë nga listat e Partisë Demokratike pas djegies së mandateve, Erion Piciri njoftoi ditën e sotme se ka dhënë dorëheqjen nga rroga e tij por rezulton se të njëjtën dorëheqje e ka dhënë edhe një vit më parë.

Rreth një vit më parë në datën 10 qershor, Piciri e konsideronte mandatin si një mision për komunikim dhe nisur nga kjo bindje në letrën e dorëheqjesh nga paga dhe përfitimet e tjera ai thoshte se “duhet të kesh sa më pak ose aspak punë me paranë”.

Ndërsa ditën e sotme ai kërkon që nga rroga e muajit prill deri në përfundim të mandatit të heq sërish dorë nga paga.

Në kërkesën dorëzuar Kuvendin ai kërkon gjithashtu edhe që rrogat e dorëzuara vullnetarisht të shkojnë për tërmetin.

Në dy letrat më poshtë me numër protokolli dhe datë të ndryshme shihen kërkesat e deputetit Piciri për të njëjtën lëndë, atë të dorëheqjes nga rroga./Hashtag.al

 

Letra e dorëheqjes viti 2019 siguruar nga NewsBoomb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *