Vendosni fjalën kyçe....

Dyshimet për abuzim me një minorene nga disa persona, SHÇBA-ja çon në prokurori 3 punonjësit e policisë së Sarandës që u morën me çështjen


Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka referuar në prokurori 3 punonjës policie të Komisariatit Sarandë me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për çështjen që bëri zhurmë në qytetin bregdetar lidhur me dyshimet për abuzim ndaj një minorene nga disa persona.

Në prokurori u refereua: Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;  N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë; Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Sarandë – SHÇBA referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *