Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania e etiketon si terrorist organizatën Hezbollah, nis bastisjet në vend


Berlini ka ndaluar organizatën dhe partinë politike militane libaneze, Hezbollah, duke e etiketuar grupin si entitet terrorist, ndërsa policia gjermane kreu kontrolle të shumta ndaj atyre që dyshohen të jenë anëtarë.

“Ministri i Brendshëm Horst Seehofer sot ndaloi funksionimin e organizatës terroriste shiite Hezbollah në Gjermani,” shkroi në Tëitter një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Kontrollet e policisë janë duke u zhvilluar në disa shtete federale në të njëjtën kohë që nga orët e para të mëngjesit.

Policia kontrolloi disa xhami dhe qendra kulturore, që besohet të jenë të lidhura me Hezbollahun në Berlin e Bremen. Janë kontrolluar edhe banesat e marra me qira ose të blera nga drejtuesit e tyre, pasuritë e patundshme dhe këshilltarët e taksave.

Autoritetet gjermane besojnë se më shumë se një mijë persona në vend mund t’i përkasin “krahut ekstremist” të grupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *