Vendosni fjalën kyçe....

Italia rihap dy aeroporte javën e ardhshme


Italia do të rihapë dy aeroporte  në dy qytete të ndryshme pas një bllokimi rreth dy mujor për shkak të shpërthimit të epidemisë së shkaktuar nga koronavirusi.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat njoftojnë se operimi i fluturime nga këto aeroporte do bëhet nga java e ardhshme.

Aeroportet që do hapet janë ai në Romë dhe në Fierence.

Zyrtarët kanë filluar të lehtësojë masat kufizuese. Aeroportet Italia i mbylli më 13 mars.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli nënshkroi, në marrëveshje me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën për rifillimin e funksionimit të plotë të aeroporteve të Romës, Ciampino dhe Firence, Peretola”, shkruajnë mediat italiane.

Duke filluar nga 4 maj, sipas njoftimit nga ministria e Transportit, të dy aeroportet do të rihapen për udhëtarët për të përmbushur nevojat e shtuara në trafikun ajror dhe në të njëjtën kohë të kryhen testimet dhe një sere ekzaminimesh te tjera për te pare nese kane shenja te Covid-19 udhëtarët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *