Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus në vend duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 773.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, pas 225 testimeve të kryera ditën e djeshme.
Siç shihet në hartën e ilustruar më sipër, rastet e reja janë 3 në Krujë, 2 në Tiranë dhe 2 në Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë thotë gjithashtu se numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë se ai i të infektuarve aktivë prej më shumë se dy javësh.
Gjashtë janë qytetet në të cilat janë shëruar të gjithë personat e prekur nga koronavirusi, ato janë: Lezha, Kavaja, Rrogozhina, Mallakastra, Korça dhe Tropoja.
TË DHËNAT E FUNDIT
Si çdo ditë, ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve nga COVID 19 ku sot rezulton se numri i pacientëve të shëruar është dyfish më i lartë se i qytetarëve që janë prekur nga ky virus.
Nga rezultatet e testimeve në 24 orët e fundit janë konfirmuar 7 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 3 raste janë në Krujë, 2 raste në Tiranë dhe 2 raste në Shkodër.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 persona të dyshuar me COVID-19.
Deri në këto momente janë testuar 8253 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 773 raste.
Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.
Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh.
Deri tani 31 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.
Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 31 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 1 pacientë është në terapi intensive në gjendje më të rënduar.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:
Pavarësisht luhatjeve të të dhënave ditore situata vazhdon të jetë e kontrolluar.
Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i pacientëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.
Në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.
Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./ Hashtag.al