Lojtari i kombëtares shqiptare dhe Veronës në Serinë A, Marash Kumbulla, është prej kohësh një nga emrat më të kërkuar në kampionatin italian.
Interi ka kohë që e ndjek mbrojtësin e talentuar dhe kërkon ta marrë me çdo kusht por së fundmi në garë është futur edhe Napoli.
Këta të fundit kërkojnë të rikthehen në elitën e futbollit italiane dhe përveç rikthimit të sulmuesit Kavani, kërkojnë të forcojnë edhe mbrojtjen e Kumbulla është një nga emrat që kërkohet me ngulm prej tyre.
Gjithsesi merkatoja e futbollit, edhe nëse do ketë një të tillë pritet të jetë e shkurtër dhe klubet po bëhen gati të lëvizin shpejt me objektivat që kanë.