Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se pavarësisht se vëmendja është përqendruar te pandemia e COVID-19, ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment

Ajo thotë se në spitalin e Traumës po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë.

“Ndërhyrjet kirurgjikale nuk janë ndalur për asnjë moment në spitalin universitar të Traumës, ku po përballohen me sukses dhe profesionalizëm të gjithë operacionet urgjente kirurgjikale në Tiranë.
Urgjenca e Traumës, edhe një herë në lartësinë e detyrës.”-shkruan Manastirliu e cila ka publikuar edhe disa foto nga vizita e saj tek spitali i Traumës.

Ditën e djeshme, Manastirliu deklaroi nga Spitali Universitar i Traumës ku janë transferuar të gjitha urgjencat e kirurgjisë por edhe ato të patologjive malinje, se janë më shumë se 4000 urgjenca dhe rreth 500 ndërhyrje kirurgjikale të kryera gjatë kësaj periudhe.

Manastirliu tha gjithashtu se do të bëhet hapje graduale e sistemit shëndetësor dhe se, kjo do të varet nga ecuria e situatës së shkaktuar nga COVID19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *