Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu tregon sa ka shkuar sot numri i të infektuarve në vend


Në seancën e sotme plenare që po zhvillohet në Kuvend, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë përditësimin e të dhënave lidhur me pandeminë e COVID-19 në vend.

Nga foltorja ajo tha se numri i të infektuarve në vendin tonë sot ka shkuar në 773, nga të cilët janë shëruar 470.

”Masat kanë dhënë rezultat për mos pasu indicident në grupet e riskuara. Nga gjithë kjo fazë nuk kemi shkuar ende në fund të saj por tek grupet e riskuara kemi bërë përpjekje maksimale. Qoftë të moshuarve, grupeve vulnerabël apo mjekët dhe infermierët. 

Ne sot kemi 272 persona aktivë ndër 773 raste pozitive
470 të shëruar. Do të thotë që jemi ende në fazë aktive të epidemisë. Edhe pse po bëjmë hetime aktive aty ku ka vatra. Sot konstatojmë 100 vatra aktive kryesisht familjare dhe në punë. Por në terren po bëjmë gjurmim pa ndërprerje 24 orë të ditës që të ndërpresim zinxhirin e kontakteve. Kjo punë nuk shquhet nga të tërë por puna që po bëhet është fantastike e mjekëve, infermierëve, urgjencës. Jo të gjithë ja kanë dalë me sukses në këtë situatë.”- tha Manastirliu.

Ajo shtoi se po përgatiten për një strategji rihapje, sikur paralajmëroi Edi Rama dje, duke filluar nga data 11 maj.

“Faza e parë ka kaluar. Jemi drejt rihapjes. është konsultuar me ekspertë të huaj dhe vendas. Nuk duhet të ulim masën e distancimit social. Duhet të matemi për masat menjëhershme. Janë hapur disa biznese për të vlerësuar në 2-javëshin që vijon kurbën epidemiologjike, rastet në spitale dhe në gjithë ato struktura të sistemit që afektohen nga rihapja.

Për të mundësuar qytetarët që në fazën e epidemisë kanë pasur masa administrative t’i falen ato. Pra të gjitha masat në Kodin Penal mos afektojnë menjëherë qytetarët. Ndërgjegjësimi që bëhet nëpërmjet Kodit Penal mos afektojë menjëherë qytetarët. Propozojmë që autoritetet kontraktorë të referon drejt Agjencisë së Blerjes së Përqëndruar.”- tha ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *