Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në Rinas 30 mjekët dhe infermierët që shërbyen në Itali në luftën ndaj koronavirusit


Ekipi me 30 mjekë dhe infermierë të cilët shërbyen për rreth një muaj në Itali si ndihmë për të përballuar fluksin e të sëmurëve me COVID-19 kanë mbërritur në Rinas disa minuta më parë.

Ata janë pritur në aeroport nga Ministrja Ogerta Manastirliu.

Të 30 mjekët dhe  infermierët do i duhet të qëndrojnë të karantinuar për 14 ditë edhe pse ata në analizat e kryera në Itali me dy tamponë kanë rezultuar negativë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *