Gazetaret Mira Kazhani e Bieta Sulo rezultojnë se paguhen me rrogë nga ndërmarrja e Ujësjellë-Kanalizimeve, që është nën varësinë e Bashkisë së Tiranës.
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar dy listëpagesa të UKT-ku rezulton se Mira Kazhani mbulon pozicionin e këshilltares Ekonomike dhe merr një pagë prej 830 mijë lekësh në muaj.
Ndërsa Bieta Sulo, moderatore në Top Channel, mbulon pozicionin e specialistes dhe paguhet me 550 mijë lekë të vjetra në muaj.
“I shifni keto Zj/znj! Në emër të pavarësisë së shtypit, gazetare të teleblushit, Kazhani dhe Sulo marrin rroga nga paratë e takspaguesve në UK e Lal Plehut! Turp dhe krim!Vjedhje publike! Sb.” – shkruan Berisha.