Vendosni fjalën kyçe....

Ndaj mashtrimit të OBSH-së duhet hetim


Nga Renis Cerga

Para 2 ditësh akuzova OBSH-në për organizatë terroriste, sepse kishte deklaruar se nuk dihej a krijohet imunitet tek njerëzit që kishin kaluar Covid. Përveç se për të përhapur panik, ky lajm nuk kishte asnjë arsye tjetër.

Më poshtë është studimi që tregon se 100% e personave që kalojnë Covid, krijojnë imunitet. Personalisht nuk kisha nevojë për këtë studim, pasi OBSH-ja nuk mund të shpikë sot shkencën nga e para.

Megjithatë, duke qenë se jetojmë në një periudhë çakërdisje globale, shume mirë që u bë ky studim, për t’i dhënë një shuplakë fytyrës mediokërve dhe maskarenjve që punojnë në OBSH.

Pa pikë turpi, pasi shkatërroi ekonominë botërore, OBSH na shpalli dje se qenka Suedia modeli për tu ndjekur. Por tani është shumë vonë. E mallkuan Suedinë për 45 ditë me radhë. Dëmi kolosal është bërë. Ndaj kësaj organizate mashtruese duhet hetim ndërkombëtar për krime ndaj njerëzimit.

Përveç kësaj organizate, tashme të diskretituar, duhet hetuar se si u morën vendimet e mbylljes në vendet kryesore të botes. A u dëgjuan ekspertët nga liderët politikë. Nëse po, cilët ishin këta ekspertë? A do mbajnë përgjegjësi për dëmin kolosal që shkaktuan? Nëse liderët politikë, morën vendime politike dhe gjetën 2 ekspertë humbameno, që të konfirmonin vendimet e tyre, atëherë janë liderët politikë që duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ah, se mos harroj. “Kështu bëri gjithë bota” nuk është shfajësim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *