Vendosni fjalën kyçe....

Nisma e Limajt pjesë e qeverisë së Kosovës, dy ministri e një zv.kryeministër


Pas arritjes së marrëveshjes me AAK-në e Haradinajt, sot LDK-ja ka përmbyllur marrëveshjen qeverisëse edhe me Nismën e Fatmir Limajt.

Ky i fundit ka nënshkruar marrëveshjen qeverisëse sipas së cilës partia e drejtuar prej tij do marrë dy ministri dhe njërin nga zv.kryeminstrat.

Gjatë deklaratës së tij për mediat, Limaj nuk saktësoi emrat e ministrive që do drejtojë Nisma, shkruan Koha.

Ndërkohë ai ka shtuar më vonë gjatë ditës do japë të tjera hollësi lidhur me marrëveshjen qeverisëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *