Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka folur për deklaratën e tij ku propozonte ulje pagash për shkak të krizës së krijuar nga koronavirusi.
Ai thotë se deklarata e tij është ndryshuar nga titujt e gazetave duke thënë se ka propozuar dhe ulje pensionesh, por ai thotë se e kishte vetëm për pagat propozimin e tij.
Beqaj thotë se me pensionistët nuk është marrë fare por e kishte patur fjalën për disa ”pensionistë” si Petrit Vasili dhe Klajda Gjosha që marrin nga 800- 900 mijë lekë në muaj.
“Se çfarë unë kam shkruar s’ka nevojë ta përsëris se mund ta lexoni vetë, keno kohë boll. Nuk jam marrë me pensionistët fare. Ka disa tituj gazetash që thonë dyshohen se njihen 2 vëllezër, apo se burri vrau veten e pastaj gruan. Po ato lloj mediash thonë se Ilir Beqaj thotë të ulen pensionet.
Propozimi im që pensionisti Petrit Vasili të mos marrë pension 840 mijë lekë, por 630 mijë lekë pse është i pamoralshëm?
Pensionistja Klajda Gjosha pse të marrë 900 mijë lekë e të mos marrë 760 mijë lekë? Ato që të çojnë me plagjiatura mund t’i lexosh vetë.”– thotë Beqaj.
Pak më herët, deputeti Andi Përmeti reagoi ashpër kundër Beqajt duke thënë se “a ka ikur nga mendorja”.
“Ky ka ikur nga mendorja. Po po zoti Beqja, them se keni nevojë për kurim urgjent. Është e turpshme.
O i çmendur, o i pashpirt. Nuk e di nëse e ka bërë në bashkëpunim me Ramën. Nëse e ka bërë nga mendja e tij të kujdeset”- janë fjalët e deputetit.