Më 14 mars të vitit 1977, një grua me grip u ngjit në bordin e një avioni Boeing 737 dhe u nis për në Kodiak, Alaska. Në bord ndodheshin 53 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Pasi një dështimi të motorit, ata mbetën me dyert e kabinës të mbyllura dhe sistemin e ventilimit fikur për dy orë.
Brenda tre ditësh, përveç gruas 38 njerëz të tjerë ishin të sëmurë.
Me koronavirusin mund të ndodhë e njëjta gjë. Një video e publikuar së fundmi tregon saktësisht se si kollitja në aeroplan mund të përhapë koronavirusin në të gjithë kabinën.
Paraqitja vizuale u krijua nga Universiteti Purdue, Indiana, disa vjet më parë për të treguar sesi patogjenët e koronavirusit udhëtojnë shumë më larg sesa që pritej.
Videoja tregon sesi pikat e pështymës që përhapen nga kolla shkaktojnë një grumbull fillestar të mikrobeve, të cilat më pas përhapen në të gjithë ajrin në aeroplan. Deri në dhjetë njerëz që janë pranë personit që kollitet, konsiderohen si më të rrezikuarit për shkak të afërsisë, por disa spërkla përhapen në secilin cep të kabinës.
Simulimi pasqyron viruse që zgjaten në ajër. Por Daily Mail shkruan se shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se SARS-CoV-2 përshtatet në këtë kategori.
Disa teste sugjerojnë që pikat nga një person i infektuar mund të udhëtojnë nëpër ajrin e zyrave, restoranteve dhe aeroplanëve përmes kondicionimit.
Kjo ide pason një studim nga disa zyrtarë amerikanë, i cili zbuloi se një person i infektuar me SARS-CoV-2 shkaktoi infektimin e 43% të kolegëve në zyrën e tyre në Korenë e Jugut.
Ilustrimi nga Shkolla e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit Purdue, tregon se sa pika të vogla të padukshme nga një kollë e vetme mund të përhapen nëpër kabinën e një avioni pasagjerësh Boeing 767.