Vendosni fjalën kyçe....

Si u kapën në Bari gati 1 ton drogë me origjinë nga Shqipëria (VIDEO)


Mbi 900 kilogramë drogë (nga të cilat 646 kg marihuanë dhe 250 kg hashash) u kapën nga agjentët e Barit në bashkëpunim me ushtrinë e Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Guardia di Finanza.

Mediat e shtetit fqinj, thonë se droga ishte nisur nga Shqipëria për në Puglia, por ndryshe nga herë të tjera në skaf nuk ishin shqiptarë por italianë.

Skafet të cilat po udhëtonin natën me shpejtësi të lartë, nga Ballkani në Itali, janë raportuar si të dyshuar në kontekstin e një misioni për të kontrolluar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian.

Operacioni u zhvillua natën midis të hënës dhe të martës, ku u arrestuan dy vëllezër me kombësi italiane.

Ata ishin duke lundruar në dy skafe (me 250 motorë kuaj fuqi secili), të gjata deri në 7 metra e gjysmë në Monopoli. Shitja e drogës do t’i siguronte organizatës kriminale rreth 10 milion euro.

Ngarkesa e drogës siç tregon Guardia di Finanza, ishte e ndarë në 54 mbështjellës, secila e ndarë në pako 2, 5 dhe 10 kilogramë. Po ashtu ishte shënuar me akronime të ngjyrave të ndryshme në varësi të zonave të prodhimit, llojit të substancës narkotike, si dhe marrësve të drogës në Itali.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *