Vendosni fjalën kyçe....

Thaçi mandaton Hotin për formimin e qeverisë së re të Kosovës


Presidenti i Kosovës, Thaçi, ka mandatuar Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Në një deklaratë për mediat, kreu i shtetit tha se pas konsultimit me partitë politike në vend është rëndë dakord për një qeveri të re.

Thaçi theksoi se pas komunikimit me kreun e LDK-së, Mustafa, kishte vendosur t’ia caktonte kësaj force politike detyrën për qeverinë e re.

“Siç edhe jeni të informuar edhe nga konsultimi që zhvillova të mërkurën me liderët e të gjitha partive parlamentare, që përfaqësojnë vullnetin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Të gjitha këto parti, vlerësojnë që Kosova duhet të ketë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Prandaj, pas letrave që i kam drejtuar kryetarit të LDK-së, praktikë e mëhershme drejtuar edhe partisë që ishte e para në zgjedhjet e 6 tetorit, sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilës, ai konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare. Në përputhje me këtë letër, sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër.” – tha Thaçi.

Qeveria e Kosovës në koalicionin mes Vetëvendosjes e LDK-së u prish pas një mocioni të kësaj të fundit. Shkak për këtë sipas LDK-së ishte shkarkimi i pakonsultuar i ministrit të Brendshëm nga radhët e LDK-së, Agim Veliu dhe mos heqja e taksës ndaj mallrave serbe, sipas kërkesës së SHBA-së e BE-së.

Hoti ka 15 ditë për formimin e qeverisë së re të Kosovës sipas Kushtetutës së vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *