Vendosni fjalën kyçe....

U tha se Universiteti i Tiranës do organizonte zgjedhje në kohën e izolimit, Rektori pëgeënjeshtron lajmin


Studente te Universitetit te Histori Filologjise, ne diten e pare te vitit te ri akademik te arsimit te larte 2011-2012.

Në disa media të vendit ditën e sotme u publikua lajmi i shoqëruar me një vendim se gjatë muajit maj do zhvilloheshin zgjedhje për Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës.

Por lajmi është përgënjeshtruar nga vetë Universiteti me një deklaratë të Rektorit Mynyr Koni.

Sipas deklaratës lajmi është shpërndarë për mediat nga një grup personash që janë ish-anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve.

Sot në media është lançuar lajmi se në Universitetin e Tiranës do të zhvillohen zgjedhje për autoritete dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT, kjo bërë me dije mediave nga një grup personash, që në fakt janë ish anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) në Universitetin e Tiranës.

Sqarojmë për mediat dhe mbarë opinionin publik se veprimi i kryer nga këta persona që në fakt, janë personel akademik i Universitetit të Tiranës, është një veprim i paprecedentë, krejtësisht në shkelje të ligjit të arsimit të lartë 80/2015, të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës”, tashmë të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, dhe i publikuar edhe në faqen zyrtare të UT, www.unitir.edu.al, me të cilën mund të njihet gjithkush për të kuptuar edhe më mirë shkeljet ligjore të personave në fjalë”-thuhet në njoftim.

Ndërkohë rektori thotë se zgjedhjet do zhvillohen shumë shpejt dhe do jenë me procedura të ligjshme.

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni me anë të kësaj deklarate për shtyp siguron personelin akademik dhe studentët e UT se në Universitetin e Tiranës, shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhje të ndershme, me procedura të ligjshme, me qëllim për të zgjedhur autoritete drejtuese dhe anëtarët e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës”-thuhet në njoftim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *