Vendosni fjalën kyçe....

Varfëria në vend, policia në Haiti sulmon Ministrinë e Financave (Video)


Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë sulmuan Ministrina e Financave në kryeqytetin e Haitit, pas mosmarrjes së pagës si dhe në formë proteste për kushtet e punës.

Vendi i varfër i Karaibeve po përballet me probleme të shumta ekonomike sidomos pas bllokimeve të Covid-19.

Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë makina në flakë dhe ndërtesat e qeverisë që sulmohen nga policia e njerëzit, pasi policia haitiane doli në rrugët e Port au Prince.

Zyrtarët dolën për të protestuar ndaj pagës së tyre, kushteve të punës dhe korrupsionit qeveritar teksa vendi po përballet me probleme të shumta financiare.

Policët e zemëruar, duke e quajtur veten ‘Fantomes 509’ (Fantazmat 509) shkëmbyen zjarr me kolegët e tyre të dërguar për të shuar protestat.

Një makinë SUV u përdor për të goditur portën e Ministrisë së Financave. Në shkurt, përleshjet midis oficerëve të policisë dhe ushtrisë çuan në dhjetëra të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *