Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Thaçi që mandaton Avdullah Hotin e LDK-së për formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Lajmi është njoftuar nga ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, u shpreh se Vetëvendosja do bëjë çmos që të mbrojë Kushtetutën duke shtuar se pret një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.
“Me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar ta shkelë Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë kur për përfundon java, presidenti është përkujdesur që ta bëjë dekretin, që Kushtetuesen ta zë në pushim. Natyrisht ne nuk na zë në gjumë kjo. Ata po mundohen t’i shfrytëzojnë këto tri ditë pushimi. Unë sot me nënkryetaren e Kuvendit jemi për të dëshmuar edhe njëherë se ne nuk do të ndalemi së mbrojturi Kushtetutën. Ne presim vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë ne do të veprojmë sipas rrjedhave.”, tha ai, shkruan Lajmi.