Një video e postuar në rrjetin Tik Tok nga Joed Marie Labou Des u bë virale në mediat sociale.
Në të shihen infermiere të veshur me veshjet mbrojtëse ndaj koronavirusit, të cilët ri-krijojnë një shfaqe e cila është bërë meme nga një varrim në Afrikë.
Videot në Tik Tok të infermierëve dhe punjonjësve të shëndëtësisë që kryejnë skeçe gjatë kësaj kohe është bërë i zakonshëm.
Megjithatë në SHBA pikat e nxehta të spitaleve që janë kthyer vetëm për trajtimin e koronavirusit janë të tejmbushura.
Mediat amerikane raportojnë se spitalet kanë pësuar humbje të mëdha për shkak se fokusi në këtë periudhë është vetëm te trajtimi i koronavirusit dhe shpërthimi i pandemisë, ndërkohë që janë shtyrë apo anuluar operacione apo trajtime mjekësore për sëmundje të tjera.
Sipas Vox, qindra spitale mund të mbyllen për shkak të politikave në reagim për COVID-19:
“Spitalet kanë marrë humbje të mëdha të ardhurash pasi shtyjnë operacionet me zgjedhje dhe kujdesin tjetër rutinë, në mënyrë që të mund të krijojnë më shumë staf dhe hapësirë në dispozicion për përgjigjen Covid-19,“
“Disa spitale presin të humbasin gjysmën e të ardhurave të tyre, dhe grupet më të larta tregtare të industrisë kanë paralajmëruar se qindra spitale mund të mbyllen pas kësaj krize.”
Në sajë të kthimit për trajtimin e koronavirusit këto spitale kanë shkurtuar edhe dhjetra mijëra personel shëndetësor në të gjithë SHBA-në, shkruan Daily Wire.