Vendosni fjalën kyçe....

Zgjerohen zonat e gjelbra, Manastirliu njofton masat e reja që hyjnë në fuqi në 4 maj


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në daljen e saj publike ka publikuar planin e masave për dy javët e ardhshme ndaj koronavirusit duke filluar nga e hëna e 4 majit.

Manasatirliu tha se në zonat e gjelbra do përfshihen Bashkitë e Tropojës, Devollit, Pustecit, Maliqit, Rrogozhinës, Selenicës, Kuçovës, Beratit, pjesërisht, Vlora, Ura Vajgurore, Poliçan, Peqin, Cërrik, Skrapar, Belsh, Mallakastra, Kolonja.

Sipas këtyre rregullave pensionistët në këto zona mund të lëvizin nga ora 6:00 deri në 8:30 të mëngjesit, ndërsa qytetarët e tjetër mund të lëvizin nga ora 9:30 deri në 17:30 të shoqëruar jo më shumë se një person.

Përjashtim bëjnë qytetarët që kanë autorizim punë të cilët nuk kufizohen nga këto orare.

Rregullat përfshijnë dhe mjetet private të transportit që do të lejohen të qarkullojnë me autorizim vetëm brenda qarkut ose bashkisë përkatëse nga ora 9:30 deri në 17:30 vetëm me një pasagjer. Përtej orarit të caktuar mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizim në e-Albania.

Shtetasit shqiptarë që do riatdhesohen nga jashtë tashmë mund të karantinohen në banesat e tyre. 

Ndërsa për sa i përket taksive, do lejohet përdorimi i tyre deri në 2 persona por të një familje.

Duke filluar nga 11 maji e në vijim planifikojmë disa lehtësime masash, por duke zbatuar protokolle rigoroze sigurie për një grup tjetër biznesesh, siç janë parukerite, berberët, qendrat tregtare. Nga java që vjen këto biznese do të njihen me protokollet specifike dhe do të duhet që të marrin masa. Do të vijojnë të jenë të mbyllura baret, kinematë, klubet e natës palestrat dhe këndet e lojërave të fëmijëve. Do të vazhdojë karantinimi në shtëpi i të riatdhesuarve”, theksoi ministrja. 

Manastirliu theksoi se masat duhet të respektohen deri në përpikmëri pasi nëse ka shtim të rasteve do duhet rikthimi i masave shtrënguese.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *