Vendosni fjalën kyçe....

263 persona aktivë me koronavirus, shpërndarja gjeografike sipas bashkive


Gjatë 24 orëve të fundit nga testimi rezultuan 9 raste të reja me sëmundjen COVID-19. Rastet e reja janë në Bashkinë e Tiranës me 5 raste dhe në Krujë 4 të tjerë.

Aktualisht aktivë me sëmundjen COVID-19 janë 263 persona aktivë.

Në tabelën e mëposhtme jepen Bashkitë me numrin e rasteve përkatëse aktivë me koronavirus.

Aktualisht dy Bashkitë me më shumë raste aktive janë Tirana me 100 raste dhe Kruja me 93, ku në këtë bashki rezultoi si vatër e përhapjes një fasoneri ku punojnë me qindra punëtorë.

Ndërsa janë 8 Bashki në të gjithë Shqipërinë të cilat kishin infeksione por që tashmë rezultojnë me 0 raste aktive.

Që prej rastit të parë deri më tani në të gjithë vendin u infektuan 782 qytetarë, ndërsa numri i viktimave nga kjo sëmundje shkoi në 31, ndërsa të shëruar janë 488 persona. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *