Vendosni fjalën kyçe....

“4 persona në 10 metra katrorë”-Klosi si do bëhet hapja e plazheve


Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka shpjeguar në një intervistë për ABC News masat që duhet të zbatohen në plazhe gjatë sezonit turistik.

Klosi tha se shezllonet do vendosen në distanca më të largëta që të bëhet e mundut që në 10 metra katrorë të qëndrojnë vetëm 4 persona.

Ka një dakordësi për të rritur distancat e shezlloneve në zonat e plazheve. Duhet të pranojmë se nuk mund të ketë më këtë vit festa të mëdha, grumbullime. Do të jetë shërbim individual.

Në 10 m katrorë do të ketë vetëm 4 veta Duhet të pranojmë se nuk jemi si vitin e kaluar. Faktet kanë treguar se masat e hapjes nuk janë bërë si duhet. Ne jemi njerëz që harrojmë pak shpejt dhe kjo mund të na dëmtojë

Nëse në datë 17 hapen baret dhe restorantet e hoteleve, të cilat janë në funksion, mund të fillojë gradualisht hapja”- u shpreh Klosi.

Ai gjithashtu tha se po punohet me disa operatorë turistikë të disa shteteve që kanë kontrata me Shqipërinë për të bërë të mundur turizmin përms charterëve me destinacione të përcaktuara dhe kufijve tokësorë.

Po punojmë me disa shtete që kanë kontrata të gatshme për Shqipërinë, Operatorë turistikë që mund të sjellin turistë të jashtëm. Nëse do ketë një hapësirë për një sistem të ri do fillojmë me avionët charter me destinacione të përcaktuara.  Nuk është biznes që e bën shteti por e kanë ngritur operatorët turistikë. Nuk është një nismë vetëm shqiptare.

Nëse do realizojmë hapjen e kufijve tokësorë do kemi mundësi të sjellim turistë nga rajoni pas bregdeti shqiptar do sjellë turistë nga rajoni, pasi transporti ajror mendohet ndër bizneset e fundit që do hapen.

Shqipëria ka çmime më të ulëta se rajonit. Synimi është që me pak njerëz të bëjmë biznes. Ne nuk mund të themi se do kemi kufizim të çmimeve”- deklaroi Klosi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *