Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja në komunikimin e saj publik të të dhënave mbi koronavirusin në Shqipëri bëri me dije se 4 nga 5 rastet e evidentuara ditën e sotme në Tiranë, janë punonjëse të një fasonerie.
Daja bëri me dije se kjo fasoneri pas kontrolleve është mbyllur. Ndërsa rastet në Krujë kanë lidhje me rastet e mëparshme të fasonerive të këtij qyteti.
“4 persona me COVID-19 që kanë punuar në fasoneri në Tiranë. ISHSH ka bërë kontrolle dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë. Në Krujë 4 raste, që kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti“-njofton Daja.