Vendosni fjalën kyçe....

“Aman, mos u jepni lekë italianëve e spanjollëve” – Përgjigjia e kryeministrit holandez rrit tensionet në BE (Video)


Ndërsa zyrtarët e lartë të BE-së përpiqen të bien dakord për një paketë shpëtimi ‘Covid-19’ për vendet anëtare të prekura nga keq, përfshirë Italinë dhe Spanjën, kryeministri holandez Mark Rutte ripohoi publikisht mendimin e tij për këtë çështje duke i kthyer përgjigje një votuesi të shqetësuar: “Jo, jo, jo.”

Teksa po ecte pranë një fabrike, Rutte hasi një punëtor të grumbullimit të mbeturinave i cili i tha: “Të lutem! Mos u jepni para italianëve dhe spanjollëve!”

“Oh! Jo, jo, jo,” – u përgjigj Rutte në një koment të kapur nga kamerat e lajmeve, duke shtuar se ai e kishte mbajtur shënim kërkesën e punëtorit.

Ndërsa ministrat e financave të BE-së javën e kaluar ranë dakord për një paketë shpëtimi afatshkurtër prej rreth 540 miliardë eurosh për vendet anëtare të goditura me vështirësi, ende nuk është rënë dakord për shpërndarjen e borxheve, me Gjermaninë dhe Holandën në veçanti që kundërshtojnë.

Komenti i Ruttes ngjalli reagim të zemëruar nga disa nga eurodeputetët, të cilët thanë se retorika e tij bie ndesh me solidaritetin e BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *