Vendosni fjalën kyçe....

“Duan ta prishin pallatin edhe pse s’ka dëmtime, po na nxjerrin jashtë” – Denoncimi i pensionistes


Një banore e Kavajës ka denoncuar prishjen e pallatit ku banon edhe pse ai sipas saj nuk është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit por ka pasur vetëm plasaritje muresh.

Sipas së moshuarës, pallati sipas ekspertëve që e kanë parë ka pasur vetëm plasaritje të lehta muresh e jo dëmtim strukture.

Pensionistja thekson se jeton prej 30 vitesh në atë pallat dhe nuk ka të ardhura të tjera veç pensionit 7 mijë lekësh dhe se bonusi i qirasë është vetëm një vit.

“Perdorim kriminal korruptiv i fondeve per termetin! Prishin pallatin e pademtuar per qellime fitimi!

Denoj kete akt kriminal korruptiv dhe ju bej thirrje donatoreve te kontrollojne çdo prishje para se te japin parate e tyre ne menyre qe ato te mos i shperdoroje mafia shteterore shqiptare per qellimet e korruptive kriminale! sb

Pershendetje!Jam nje pensioniste banore e pallatit te hekurudhes ngjitur me pallatin e oficerve ne Kavaje para pak muajsh ekspertet e huaj konstatuan qe pallati ska asnje problem pervec se disa carje te vogla muresh por qe nuk esht i demtuar sa per ta shembur pallatin.Para 10 ditesh na erdhi lajmi qe duhet te dalim nga shtepia sepse pallati do te shembet por pallati nuk ka asnje problem per tu shembur thjesht disa plasaritje te vogla muresh.

Jam pensioniste pa perkrahje bashkeshorti ka nderruar jete para 1viti dhe jam e vetmuar kam 30vite qe banoj ne kete pallat dhe pa pritur na vjen ky lajm qe pallati do te shembet bonusi per qirane eshte vetem 1 vjecar dhe un kam vetem nje pension me shumen 70 mij lek Kerkojme ndihmen tende ta besh publik hallin ton sepse jemi shtres nga me te varferat nga ana ekonomike.” – thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *