Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese bllokon Thaçin, pezullon dekretin për qeverinë e re të Kosovës


Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi sot pezullimin e përkohshëm deri më 29 maj, duke pezulluar deri në një vendim të plotë dekretin e presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër.

Kreu i shtetit e dekretoi dje Hotin për formimin e qeverisë së re por pak më vonë Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të fundit, e dërgoi çështjen në Kushtetuese.

Ndër tjera, VV-ja kërkoi që të vendoset masa e përkohshme për pezullim të zbatimit, shkruan Koha.

Njoftimi

“Gjykata, në mbështetje të nenit 116.2 të Kushtetutës, të nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 57 të Rregullores së punës, më 1 maj 2020, me shumicë votash, vendosi:

TË MIRATOJË masën e përkohshme në kohëzgjatje deri më 29 maj 2020, nga data e nxjerrjes së këtij Vendimi;

TË PEZULLOJË MENJËHERË zbatimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Kosovës, nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, në kohëzgjatje të përcaktuar në pikën I të këtij dispozitivi;

Gjykata, pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *