Vendosni fjalën kyçe....

Klubet e Seria A votojnë për vazhdimin kampionatit


Të 20 klubet e Serisë A kanë votuar unanimisht për ta kompletuar sezonin në fushën e vlertë, përkundër që mediumet italiane raportonin se disa kishin qenë kundër.

Gazetat italiane kishin raportuar se Torino dhe Brescia ishin kundër rinisjes së kampionatit të Serisë A, duke bërë kështu që të ketë përçarje mes qeverisë italiane, Federatës së Futbollit të Italisë dhe 18 klubeve të tjera.

Megjithatë, Lega Serie A bëri të ditur se një takim emergjent të asamblesë, përmes një video-konference, të premten u votua unanimisht që të zhvillohen ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

Takimi u mbajt me qëllimin kryesor për të diskutuar për të drejtat televizive, që raportohet se i ka shtyrë klubet e Serisë A t’i kërcënojë me padi ligjore disa mediume, si Sky, DAZN dhe IMG.

Megjithatë, siç qëndron puna aktualisht, qeveria do të detyrohet ta anulojë sezonin 2019/20 nëse Federata e Futbollit e Italisë nuk i modifikon në mënyrë të duhur protokollet për siguri të lojtarëve dhe trajnerëve gjatë pandemisë.

Bologna, Parma, SPAL dhe Sassuolo, në anën tjetër, kanë marrë leje nga regjioni Emilia-Romagna në Itali që t’i rinisin seancat stërvitore më 4 maj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *