Klubet e Serisë A kanë dalë me një vendim të përbashkët pas mbledhjes së sotme.
Ato kanë vendosur ta rifillojnë kampionatin e ta çojnë deri në fund atë.
Pas mbledhjes shefi i Serisë A, Paolo dal Pino ka thënë se do ulet në tavolinë me qeverinë dhe Federatën Italiane të Futbollit për të përcaktuar mënyrën sesi do vijojë kampionati dhe datën e rifillimit.
Edhe lojtarët kryesorë të ekipeve janë shprehur për rifillimin e ndeshjeve.
Italia ka disa ditë që regjistron numër të ulët viktimash lidhur me Covid-19 sipas raporteve zyrtare ndërsa dalëngadalë ka nisur lehtësimin e masave dhe rihapjen e ekonomisë.