Vendosni fjalën kyçe....

Kurti komentin vendimin e Kushtetueses: Herët për t’u entuziazmuar


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit të presidentit Thaçi për qeverinë e re të.

Në një komunikatë për mediat, zyra e Kurtit thotë se është herët për t’u entizuazmuar pasi vendimi i sotëm nuk përcakton vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese që do jepet më 29 maj.

“Parashtruesit kanë dorëzuar një kërkesë e cila është prima facie e pranueshme si dhe është substancialisht e arsyetuar rreth pretendimeve përkitazi me dispozitat kushtetuese të saktësuara në kërkesë. Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19.” – thuhet në komunikatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *