Vendosni fjalën kyçe....

Nga 11 maji hapen parukeritë e dyqanet, nga 18 maji baret e restorantet


Nga data 4 maj në hartën e gjelbërt të qeverisë hyjnë një numër i madh qytetesh ndërsa në mbarë vendin do lejohet shërbimi taksi edhe për udhëtimet mes qyteteve me deri në dy pasagjerë, anëtarë të një familjeje.

Nga 11 maji do nisë hapja e parukerive, berberëve, klinikave dentare e dyqaneve në qendrat tregtare ndërsa do zgjerohet lëvizja e mjeteve pa autorizim brenda qarqeve nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 5 e gjysmë pasdite.

Nga 18 maji do hapen baret e restorantet deri në orën 5 e gjysmë pasdite vetëm në mjediset jashtë lokalit sipas kushteve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Të gjithë të riathesuarit nga 4 maji e në vijim do vetëkarantinohen në banesat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *