Vendosni fjalën kyçe....

Osmani: Gjykata Kushtetuese mori vendimin e duhur


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi sot vendimin e marrë nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të dekretit të presidentit Thaçi për qeverinë e re të vendit.

Ajo tha se pezullimi i përkohshëm deri në marrjen e vendimit përfundimtar është i nevojshëm pa paragjykuar vendimin që do marrë gjykata në përfundim të procesit.

Osmani ka ftuar krerët e partive politike në vend që të pranojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pavarësisht nëse pajtohen me të.

“Në funksion të kësaj, unë i kam drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese komente (në afatin që ishte caktuar nga ana e Gjykatës), me të cilat kam arsyetuar pse vendosja e masës së përkohshme është e nevojshme, pa paragjykuar vendimin final të Gjykatës për pjesën meritore të rastit.

Në këto komente kam sqaruar se “vendosja e masës së përkohshme mbi ekzekutimin ose ndërmarrjen e veprimeve që rrjedhin nga dekreti është po ashtu e domosdoshme për shkak se vetëm në këtë mënyrë do të garantohet që Kuvendi i Kosovës, si institucioni më i lartë në sistemin tonë politik, nuk do të marrë vendime që mund të rezultojnë kundërkushtetuese, e që për pasojë do të dëmtonin rëndë besimin e publikut dhe vetë integritetin e këtij institucioni.

Në këtë mënyrë, përveç se është në përputhje të plotë me interesin publik, vendosja e masës do të parandalojë shkaktimin e një dëmi të pariparueshëm në kuptim të funksionimit kushtetues dhe ligjor të institucioneve më të larta kushtetuese në vend.” – ka thënë Osmani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *