Dhjetëra njerëz u mblodhën në një lagje historike të Parisit për një festë në rrugë, duke vallëzuar nën tingujt e muzikës që ishtë vënë nga një banor nga ballkoni i tij, teksa Franca përballet me kufizimet e Covid-19.
Por festa shkaktoi reagimin e shpejtë të policisë që mbërriti në vendngjarje dhe shpërndau qytetarët.
Pamjet nga lagjja 18-të e Parisit, që përfshin Montmartre, tregon një grup njerëzish që po kërcejnë nën ritmet e një kënge teksa qindra qytetarë të tjerë rrinë e shohin.
Megjithatë festa nuk zgjati shumë pasi policia mbërriti me shpejtësi në vendngjarje dhe i largoi qytetarët.
Franca është një nga katër vendet më të goditura në Europë për sa i përket Covid-19 në Europë.