Qindra anëtarë të sindikatës komuniste PAME në Greqi dolën në demonstratë përpara parlamentit të Athinës, duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pjesëmarrësit në demonstratën e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kërkuan që punëtorët të mos paguajnë çmimin e depresionit të rëndë global, të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Gjithashtu qindra punëtorë dolën në qytete të tjera greke dhe pothuajse në të gjitha rastet ruajtën distancën fizike nga njëri-tjetri.