Vendosni fjalën kyçe....

Punonjësit e “Amazon” vandalizojnë rrugën përpara shtëpisë së Jeff Bezos (FOTOT)


 

Një grup aktivistësh kanë vandalizuar rrugën përpara shtëpisë prej 23 milion dollarësh të Jeff Bezos, në Washington.

Daily Mail shkruan se ata kanë kërkuar mbrojtje më të mirë kundër koronavirusit për punëtorët e “Amazon”. Protestuesit kishin shkruar me shkronja të mëdha me bojë të kuqe të verdhë e të bardhë në mes të rrugës: “Mbroni punëtorët e Amazon”.

Ata e kishin shoqëruar me hashtagun “#ForUsNotAmazon” ose “#PërNeJoPërAmazon”.

Punonjësve të veshur me maska ​​mbrojtëse për fytyrën, iu desh rreth një orë për të krijuar muralin të mërkurën, për të kërkuar që punonjësit që shesin në internet të marrin më shumë pajisje mbrojtëse.

Policia ishte në vendin e ngjarjes, por mbajti distancën nga grupi i nëntë demonstruesve.  Nuk dihet nëse Bezos ose e dashura e tij Lauren Sanchez, ishin në atë shtëpi në atë kohë, por një reporter i Washington Post tha se nuk kishte asnjë lëvizje nga shtëpia e tij.

Nëse pjesa më e madhe e bizneseve janë futur në krizë për shkak të koronavirusit, shitësit online përkundrazi kanë patur rritje. E sipas shifrave të fundit, asnjë vlerë e aksioneve të një kompanie nuk ka përfituar më shumë nga pandemia sesa ajo e “Amazon”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *