Kryeministri Edi Rama ka shkuar për një vizitë në Fier. Edhe pse nën masat e izolimit kryeministri është pritur me protesta nga një grup naftëtarësh.
Organizatorët e tubimit kanë qenë naftëtarët, të cilët pas thirrjeve “Rama ik”, janë përballur me ndërhyrjen e policisë, për zmbrapsjen dhe shpërndarjen e tyre.
Naftëtarët në Fier shprehen se nuk e kanë marrë pagën e luftës, edhe pse u është premtuar nga qeveria. Ata shprehen se gjendja e tyre ekonomike është e mjerueshme dhe kanë frikë për të ardhmen.
“Na la pa bukë dhe tani na shpërndanë, ja ky është Edi Rama”,
“Pagën e luftës nuk e ka marrë asnjëri. Po deshi të dalë ndonjëri dhe të thonë që e ka marrë. Të gjithë punëtorët janë në një gjendje të mjerueshme. Nuk e dimë se ça do bëhet me ne, me sa shikojmë nuk ka të ardhme fare. Rama e di gjendjen tonë“- thanë disa nga protestuesit, raporton Report TV.