Vendosni fjalën kyçe....

Dekretimi i kryeministrit të ri, Kurti i kërkon opinion Komisionit të Venecias


Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar ditën e djeshme Komisionit të Venecias një kërkesë për opinion, lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe në propozimin e mandatarit për Kryeministër të vendit.

Kjo u konfirmuar përmes një komunikate për mediat nga zyra e shtypit e kryeministrit.

 “Në linjë me situatën e krijuar në Kosovë, një opinion nga Komisioni i Venedikut do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese. Gjithashtu, një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision”, thuhet në komunikatën për shtyp.

Në këtë komunikatë theksohet fakti se kjo është hera e parë që Kosova dërgon një kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre.

Kujtojmë se në datën 30 prill, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi për pozitën e kryeministrit, kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Ditën tjetër, Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit deri më 29 maj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *