Vendosni fjalën kyçe....

Dosja sekrete – Kina gënjeu botën për Covid-19, si bashkëpunoi OBSH-ja me Pekinin


Një dosje sekrete ‘bombë’ pretendon se Kina gënjeu botën për Covid-19 duke fshehur shpërthimin e virusit që po vret dhjetëra mijëra persona në mbarë botën.

Një dokument prej 15 faqesh, i siguruar nga gazeta australiane ‘The Saturday Telegraph’, ka hedhur themelet për një çështje që po ngrihet kundër Kinës për trajtimin e saj të sëmundjes vdekjeprurëse.

Është zbuluar gjithashtu se një laborator në Wuhan, jo larg tregut ku pretendohet se doli virusi, kishte studiuar koronaviruse vdekjeprurëse të rrjedhura nga lakuriqët e natës.

Dosja, nga agjensitë e inteligjencës ‘Five Eyes’ të SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë dhe Zelandës së Re, deklaroi se sekreti i Kinës rreth virusit çoi në një “sulm ndaj transparencës ndërkombëtare”.

Aty thuhet se “megjithë provat e transmetimit njeri-njeri nga fillimi i dhjetorit, autoritetet e Kinës e mohuan atë deri në 20 janar.”

“Organizata Botërore e Shëndetit bëri të njëjtën gjë. Megjithatë, zyrtarët në Tajvan ngritën shqetësime që në 31 dhjetor, ashtu si edhe ekspertët në Hong Kong më 4 janar.”

Është pohuar se:

  • Kina mohoi që virusi përhapej mes njerëzve gjatë fazave të hershme të shpërthimit
  • U deshën disa javë para se Kina të pranonte se virusi mund të transmetohej nga njeriu te njeriu
  • Mjekët që folën ose u detyruan të heshtin ose u “zhdukën”
  • Një laborator në Wuhan kishte studiuar koronaviruse vdekjeprurëse të rrjedhura nga lakuriqët e natës
  • Kina shkatërroi provat e virusit në laboratorët e saj
  • Ajo refuzoi të dërgojë mostra për shkencëtarët në të gjithë globin për të punuar mbi një vaksinë të mundshme
  • Pekini vendosi ndalime udhëtimi për njerëzit e vet, por u tha kombeve të tjera se kufizime të ngjashme nuk ishin të nevojshme

Më 14 janar, javë pas provave të pretenduara, Organizata Botërore e Shëndetit shkroi në Twitter: “Hetimet paraprake të kryera nga autoritetet kineze nuk kanë gjetur prova të qarta të transmetimit nga njeriu te njeriu i koronavirusit të ri (2019-nCoV) të identifikuar në Wuhan, Kinë”.

Dosja sekrete diskutoi gjithashtu për heshtjen e Kinës ose “zhdukjen” e mjekëve që u përpoqën të flasin për virusin, shkatërrimin e provave në laboratorë dhe refuzimin e dhënies së mostrave për shkencëtarët që po punonin për një vaksinë.

Dosja saktësisht detajon që Kina filloi censurimin e lajmeve për virusin nga 31 dhjetori.

Sipas dokumentit, vendi fshiu termat, përfshirë “variacionin SARS”, “tregun e prodhimeve të detit në Wuhan” dhe “Wuhan Pneumonia të panjohur” nga motorët e kërkimit në rrjet.

Gazeta pretendon gjithashtu se Kina vendosi ndalime të udhëtimit për njerëzit e saj, por u tha vendeve të tjera se kufizime në lëvizje nuk ishin të nevojshme.

“Miliona njerëz filluan të largohen nga Wuhan pas shpërthimit dhe para se Pekini të bllokonte qytetin në 23 Janar”, thuhet në dokument.

“Përgjatë shkurtit, Pekini i shtyu SHBA-në, Italinë, Indinë, Australinë, fqinjët në Azinë Juglindore dhe të tjerët të mos e mbronin veten përmes kufizimeve të udhëtimit, edhe pse ajo vetë vendosi kufizime të mëdha në shtëpi.”

‘Daily Telegraph’ zbuloi gjithashtu se si një ekip shkencëtarësh në Ëuhan kishin studiuar koronaviruse vdekjeprurëse të rrjedhura nga lakuriqët e natës.

Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump tha se Organizata Botërore e Shëndetit duhet të “turpërohet prej vetes” duke shërbyer si “agjenci shtypi” e Kinës.

Presidenti gjithashtu ka urdhëruar zyrtarë të lartë amerikanë të gjejnë një mënyrë për të “ndëshkuar” Kinën për trajtimin e saj të pandemisë koronavirus.

Trump dhe ndihmësit e tij kanë diskutuar privatisht heqjen e Kinës nga “imuniteti sovran” i saj, duke synuar që qeveria amerikane ose viktimat të padisin Kinën për dëmet, sipas ‘The Washington Post’.

Ekspertët kanë paralajmëruar se masa ka të ngjarë të shkatërrojë ekonominë tashmë të shkatërruar botërore dhe të prishë marrëdhëniet e tensionuara diplomatike midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Mundësia e anulimit të borxhit amerikan ndaj Kinës gjithashtu është në tavolinë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e The Sun


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *