Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi paralajmëron lëvizje të re politike: Që do jem në Parlament, do jem


Zv.kryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi, paralajmëroi lëvizje të re politike në zgjedhjet e vitit 2021.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, deputeti demokrat u shpreh i bindur se do kandidonte në zgjedhjet e vitit 2021.

“Që do jem në Parlament, do jem, por për siglën me të parë e me të bërë. Po e mendoj seriozisht për një lëvizje, me një listë ndryshe. Do të kandidoj më 2021, nuk bëhet fjalë fare.” – tha Murrizi.

Ai shtoi se qeveria po bën propagandë bajate me familjet e ndihmuara duke sjellë si shembull qarkun e Gjirokastrës.

“Jam futur në faqen e Ramës dhe i kam marrë me numra, 10 ditë nuk i ka publikuar fare. Në Qarkun e Gjirokastrës janë shpërblyer mbi 26 mijë familje, ndërkohë që ky qark ka 20 mijë familje. Ku i gjeti ky 26 mijë famije? I bie të mos ketë ngelur familje pa marrë ndihma. Kështu që është një propagandë bajate, që nuk di pse e bëjnë.” – tha Murrizi.

Gjatë intervistës Murrizi theksoi se mjekët janë përdorur politikisht teksa nuk kanë shumë informacione për Covid-19 si virus i ri.

“Shpreh keqardhje për mjekët, se janë përdorur politikisht. Të përdoresh rëndom nuk është normale, aq më tepër për bluzat e bardha, se ndaj e kanë bluzën e bardhë. Iu kam thënë edhe drejtpërdrejt mjekëve, çfarë informacioni kanë për këtë virusin dhe kanë thënë që nuk kanë, pasi është virus i ri. Ndaj nuk më vjen mirë, që përdoren, dalin çdo ditë e japin këshilla si të lajmë duart me sapun.” – shtoi ai.

Murrizi theksoi gjithashtu se krerët e politikës shqiptarë janë bashkë që në vitin 1993 ndërsa tha se ortakëria e fundit është ajo e vitit 2013, ndërsa në vitin 2020 Meta u ul prapë në prehrin e Ramës theksoi zv.kryetari i Kuvendit.

“Nuk është prishur ujdia prej vitit 1993. Ortakëria e fundit është ajo e vitit 2013, ajo e ngjalave. Në prill 2020, Meta shkon sërish në prehërin e Ramës. Si ta besoj që Meta është prishur me Ramën, kur manifestimi i 2 marsit ishte autogol i Bashës. Metën e zgjodhën President këta që janë sot në pushtet.” – tha Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *