Vendosni fjalën kyçe....

Pensionistët dhe prindërit me fëmijë të lirë të dalin, por moti nuk i favorizon


Sot qytetarëve iu duhet të qëndrojnë në shtëpi për shkak të izolimit të fundjavës nga COVID-19, por janë dy kategori që bëjnë përjashtim: pensionistët dhe prindërit me fëmijë nën 14 vjeç.

Këtë fundjavë, ndryshe nga herët e shkuara do të ketë më shumë liridalje.

Sot dhe nesër pensionistët do të lejohen të dalin deri në orën 10:00, e vetëm një orë pas tyre lejen e marrin prindërit dhe fëmijët deri në moshën 14-vjeç.

Pra këtë radhë do të lejohen edhe burrat të dalin. Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama ditën e enjte, përmes një postimi në rrjetet sociale. Mëgjithatë duket se ditën e sotme moti nuk i favorizon për shkak të reshjeve.

Sot do të qëndrojnë hapur vetëm furrat e bukës, ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17.30.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *