Kryeministri Edi Rama ka kujtuar edhe një herë premtimet e tij për aeroportin e Kukësit, këtë radhë duke publikuar një video të punimeve për ndërtimin e tij.
Rama thotë se në kantierin që shfaqet në video, po punohet pikërisht për këtë aeroport dhe se vitin e ardhshëm atje sipas tij do të ulet për herë të parë avioni “Migjeni”.
“MIRËMËNGJES, me këtë video të dedikuar për të gjithë ata që më kanë përqeshur për Aeroportin e Kukësit, ku po punohet intensivisht dhe vitin e ardhshëm do të ulim Migjenin, me një fluturim falas për të gjithë ata që më kanë sharë nga Londra”– shkruan Rama.
Kujtojmë se edhe para dy vitesh, Rama thoshte se për një vit aeroporti i Kukësit do bëhej realitet, pra në 2019-ën.
E sot që jemi në maj të 2020-ës, përveç faktit që projekti i prezantuar ishte i kopjuar nga projekti i një aeroporti në Gjeorgji, nuk kemi dëgjuar ende ndonjë aeroplan të jetë ulur në Kukës dhe siç thotë Rama tani, kjo s’do ndodhë as këtë vit.