Rreth 70,000 njerëz janë evakuuar nga Uzbekistani lindor pasi qindra shtëpi u zhytën nën ujë nga një digë e shembur, thanë zyrtarët e qeverisë të shtunën.
Tokat bujqësore dhe disa zona të banuara në rajon u përmbytën, qindra shtëpi u dëmtuan, dhe 56 njerëz u plagosën në rajonin e Sirdaryos, pasi Diga e Sardobës u rrënua pjesërisht për shkak të shiut të fortë, sipas Murod Sadikov, zëdhënës i Ministrisë së Emergjencave .
Duke folur në vendin e ngjarjes, Presidenti Shavkat Mirziyoyev tha se do të merren të gjitha hapat e nevojshëm për të adresuar situatën.
Përfunduar në vitin 2017, Diga Sardoba, e cila ka një kapacitet uji prej 922 milionë metra kub e përdoret për ujitje të tokave bujqësore në provincat e Sirdaryo dhe Jizzakh.